Lajçak kritikon Serbinë, jep sinjale se mund të shqyrtojnë njohjen e Kosovës

Lajçak kritikon Serbinë, jep sinjale se mund të shqyrtojnë njohjen e Kosovës

Në takimin e Këshillit të Ministrave të BE-së që po mbahet në Helsinki është duke marrë pjesë edhe ministri i Jashtëm i Sllovakisë, Mirsollav Lajçak.  Në këtë takim ai ka bërë thirrje që Prishtina të heq vendimin për taksën ndaj produkteve me origjinë serbe.

Përveç kësaj, Lajçak para gazetarëve ka folur edhe për procesin e integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian, duke pikëtuar si problem faktin që Kosovën nuk e kanë njohur ende pesë vende të BE-së.

“Kosova është problem, sepse ajo ende nuk është njohur nga pesë vende anëtare të BE-së. Ky është realiteti i Kosovës”, ka thënë Lajçak para gazetarëve, transmeton Gazeta Express.

I pyetur rreth mundësisë së ndryshimit të pozicionit të Sllovakisë si një prej shteteve anëtare të BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën, Lajçak ka thënë se fillimisht dëshirojnë të shohin një Kosovë që është vetvetja.

“ Ndryshimi i parë që dua të shoh në zhvillimin pozitiv për Kosovën, është fillimisht heqja e taksës”, ka thënë ministri i jashtëm sllovak, shkruan blic.rs, transmeton Gazeta Express.

Sipas shefit të politikës së jashtme të Sllovakisë në rast se dëshiron të jesh pjesë e Bashkimit Evropian atëherë marrë vendime të cilat të sjellin më afër një synimi të tillë. Këto deklarime Lajçak i ka bërë teksa ka folur për  marrëveshjen e Serbisë për tregti të lirë me Unionin e Euro Azisë.

Ai ka thënë se nënshkrimi i një marrëveshje tregtie me një grup ‘Pro-rus’ nga Serbia është një vendim ‘konfuz’, dhe sipas tij një shtet ‘nuk mund të shkojë në drejtime të ndryshme në të njëjtën kohë”.

Serbia ka vendosur që të nënshkruaj një marrëveshje për tregti të lirë me Unionin Ekonomik të Euro Azisë më 25 tetor. Ndërkohë një marrëveshje për tregti të lirë mes Rusisë dhe Serbisë ekziston që nga viti 2000.

 

COMMENTS