Lajçak do dialog më të shpejtë, e zbulon bisedën me Vuçiqin

Lajçak do dialog më të shpejtë, e zbulon bisedën me Vuçiqin

Pak ditë para takimit Kosovë-Serbi që do të mbahet në Shtëpi të Bardhë me ndërmjetësimin amerikan, presidenti serb, Aleksandër Vuciq është takuar me emisarin e BE’së për dialogun, Mirosllav Lajcak, raporton Gazeta Express.

Për takimin me Vuciq ka shkruar Lajcak në Twitter duke thënë se ka pasur një takim të dobishëm me presidentin serb.

Ai thotë se së bashku kanë folur lidhur me dialogun Prishtinë-Beograd, duke shtuar se ka kërkuar dinamizim të këtij procesi.

“Një takim substancial dhe i dobishëm me Presidentin e Serbisë për aktualitetin .Unë shpreha gatishmërinë e Bashkimit Evropian për ta bërë më dinamik dialogun”, ka shkruar Lajcak.

 

 

COMMENTS