Labi uron Vetëvendosjen për fitoren, se di a u zgjodh deputet

Labi uron Vetëvendosjen për fitoren, se di a u zgjodh deputet

Kandidat për deputet nga AAK-ja, Labinot Tahiri ka shkruar një ditë pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme, derisa, ka uruar Vetëvendosjen për fitoren.

Tahiri ka falenderuar qytetarëët për besimin, derisa, shtoi se do të ju jetë mirënjohës  për jetën.

“Sinqerisht, urime LVV-së dhe Albin Kurtit për fitoren në këto zgjedhje, uroj që qytetarët të kenë bërë zgjedhjen më të mirë për Kosovën. Urime edhe për Znj, Vjosa Osmani, e cila arriti në njê kohê prej një muaji ta kthej krenarië e LDK-së si Rugova dikurë duke mbledhur aq shumë vota”, ka shkruar Tahiri.

I njejti, tha se mmentalisht është duke pritur rezultatet e se di a është zgjedhë deputet.

Shkrimi i plotë:

Të dashur qytetarë!
Ju falenderoj pa masë për besimin tuaj në zgjedhjet e 6 tetorit, do të ju jem mirënjohës tërë jetën.
Do u jem mirënjohës edhe që nga dita e parë kur u futa në politikë dhe kur më besuat që tê isha deputet!

Sinqerisht, urime LVV-së dhe Albin Kurtit për fitoren në këto zgjedhje, uroj që qytetarët të kenë bërë zgjedhjen më të mirë për Kosovën.

Urime edhe për Znj, Vjosa Osmani, e cila arriti në njê kohê prej një muaji ta kthej krenarië e LDK-së si Rugova dikurë duke mbledhur aq shumë vota!

Me një fjalë suksese e respekt për çdo qytetarë që u lodhën për ne duke na përkrahur deri në këto ditë zgjedhje!

Po presim rezultatet nga partia se si po dalim si deputet, dhe pastaj do të marrë veprimin e radhës!

Me respekt, Labinot Tahiri Ferizaj Kosovë e Shqipërisë.

 

COMMENTS