Kylie i bie pishman për buzët? Fotoja e fundit tregon shumë

Kylie i bie pishman për buzët? Fotoja e fundit tregon shumë

Kylie Jenner është ndër emrat më të përfolur në shoubizin ndërkombëtar.

Ylli televiziv tash e një kohë pranon të ardhura të mira nga biznesi i saj i produkteve të grimit, shkruan lajmi.net.

Javë më parë, Kylie kishte lënë të gjithë pa fjalë kur u paraqit me buzë natyrale, madje kishte deklaruar se ka larguar tërësisht mbushësin.

Një arsye e fortë përse bukuroshja mori këtë vendim supozohej të ishte vajza e saj, Stormi, por fotoja e fundit e Kyliet ka ngjallur dyshimet sërish.

Derisa po reklamonte linjën e re të grimit, Kylie shfaqet me buzë të mbushura, duke bërë të gjithë ndjekësit të ‘shpërthejnë’ me kritika ndaj saj. /Lajmi.net/

 

COMMENTS