Ky është personi që e ktheu flamurin në Koshare

Ky është personi që e ktheu flamurin në Koshare

Dje në mesditë, një prift serb e ka larguar flamurin kombëtar i cili kishte qenë i vendosur në një kullë në Koshare, që nga koha e luftës. Në mbrëmje, flamuri është rivendosur prapë atje, raporton Express.

Por, kush ishte personi që e ktheu flamurin në Koshare?

Sipas një video që kanë dërguar lexues të Gazetës Express, personi që e ktheu flamurin në vendin e vet është Demë Maloku. Të njëjtën video e ka shpërndarë edhe ai vetë në llogarinë e tij në Facebook.

“#15.10.2020-Koshare, vendi i Lavdisë!”, ka shkruar ai sipër videos.

Ndryshe, Policia e Kosovës ka njoftuar se do të iniciojë hetim dhe padi për priftin serb.

Në videon e publikuar nga gazeta serbe “Novosti”, prifti, i shoqëruar nga dy miq të tij, u ngjit në tavanin e kullës dhe hoqi flamurin shqiptar, që ishte atje që nga koha e luftës.

“Meqenëse isha sipër, pashë drejt flamurin, atë shqiptar, i cili fluturon nga kulla e vrojtimit që nga viti 1999, pas tërheqjes së ushtrisë sonë. Disa emocione më pushtuan dhe iu afrova dhe e hoqa”, tha prifti serb

 

COMMENTS