Ky është i riu që vdiq mbrëmë në aksidentin në Podujevë

Ky është i riu që vdiq mbrëmë në aksidentin në Podujevë

Një vetëaksident ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:30 në fshatin Bajçinë të Podujevës, ku për pasojë, një i ri ka vdekur.

Mbrëmë rreth orës 21:30, ka ndodhur një vetëaksident në fshatin Bajçinë të Podujevës, ku për pasojë një person ka humbur jetën dhe një tjetër është lënduar.

Aksidentin në fjalë e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës, për rajonin e Prishtinës, ka thënë se, viktima nuk ka mundur t’i përballojë plagët e marra dhe ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

“Rreth orës 21:30 ka ndodhë një aksident trafiku në fshatin Bajçinë të Podujevës, ku e përfshirë ka qenë një veturë. Si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona, njëri prej tyre nuk ka arritur të përballoj plagët e shkaktuara nga aksidenti dhe i njëjti ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes”, ka treguar Ahmeti për lajmi.net, e cila bëri të ditur se vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Tutje ajo ka thënë se personi tjetër që ka mbetur i lënduar nga ky aksident është dërguar në spital për tretman mjekësor dhe se me rastin është duke u marrë njësiti i trafikut.

Mirëpo, gjatë ditës së sotme, Llapi.info ka mësuar se, personi i cili ka vdekur në këtë vetëaksident është 19-vjeçari Jahir Gashi, nga fshati Dobërdol i Podujevës. /Lajmi.net/

 

COMMENTS