Ky do të jetë filmi më i frikshëm i zhanrit horror

Ky do të jetë filmi më i frikshëm i zhanrit horror

‘The Haunting of Hill’, pjesa e dytë do të jetë shumë më i frikshëm sesa pjesa e parë.

Në 10 episodet e serisë televiziv, regjisori Mike Flangan shfaqi një histori fantazme të tmerrshme në serinë e njohur “The Haunting Hill”.

Seria e horror prodhuar nga platforma televizive “Netflix”, u bazua nga romani legjendar i Shirley Jackson i shkruar në vitin 1959 me po të njëjtin emër, raporton “Unilad”.

Në këtë libër/seri tregohet historia e një familje, të cilët përballen me  një tragjedie dhe që  duhet të mblidhen së bashku për tu përballur me momentet të tmerrshme të shtëpisë së tyre të vjetër, e cila ende ‘plagos jetën e tyre’, transmeton lajmi.net.

Shumë njerëz e kanë vlerësuar punën që e kanë bërë në këtë serial duke e quajtur “punë e një gjeniu”.

Mike Flangan i njohur më shumë si regjisor i filmave horror në një intervistë tha se “Ne jemi duke i shikuar të gjitha historitë me fantazma të Henry James, andaj pjesa e dytë e kësaj serie do të jetë një nivel tjetër nga se jeni mësuar të shihni”.

 

COMMENTS