Kuvendi miraton rezolutën për gjenocidin serb të kryer në Kosovë

Kuvendi miraton rezolutën për gjenocidin serb të kryer në Kosovë

Shefi i Grupit Parlamentar të Nismës, Bilall Sherifi ka propozuar që Rezoluta për gjenocidin serb të kryer në Kosovë të votohet para se Kuvendi të shkojë në pauzë.

Me këtë rast, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar rezolutën për gjenocidin serb të kryer në Kosovë.

79 deputetë kanë votuar pro kësaj rezolute.

Ndërkohë Kuvendi ka shkuar në pauzë për t’u kthyer në orën 21:00.

Po ashtu Kuvendi votoi me 77 vota edhe për rezolutën për krijimin e këndit së kurajës./Lajmi.net

 

COMMENTS