Kuvendi diskuton për Tribunalin në orën 14:00

Kuvendi diskuton për Tribunalin në orën 14:00

Kuvendi i Kosovës ka shkuar në pauzë deri në orën 14:00.

Pas përfundimit të dy pikave të para të rendit të ditës, atë të deklarimeve jashtë rendit, si dhe pyetjeve parlamentare Kuvendi ka shkuar në pauzë deri në orën 14:00.

Në këtë periudhe Kuvendi pritet të procedojë me pikat e mbetura të rendit të ditës që kanë të bëjnë me Tribunalin për krimet e Serbisë në Kosovë.

Këto janë pikat tjera të rendit të ditës:

Shqyrtimi i Propozim-Rezolutës për gjenocidin, krimet kundër njerëzimit dhe krimet e luftës të ish-regjimit shtetëror serb në Kosovë,

Formimi i Komisionit shtetëror për krijimin e Tribunalit për gjenocidin serb në Kosovë,

Vendimi për ndërtimin e Muzeut të Gjenocidit, tek ish – Fabrika e tjegullave,

Vendim për ndërtimin e Memorialit të dëbimit, tek Stacioni hekurudhor i Prishtinës,

Caktimi i Ditës së Gjenocidit. /Lajmi.net

 

COMMENTS