Kush është kryeministri më i mirë i Shqipërisë? Flet ish Presidenti Moisiu

Kush është kryeministri më i mirë i Shqipërisë? Flet ish Presidenti Moisiu

Ish-Presidenti Alfred Moisiu thotë se Edi Rama është kryeministri më i mirë i Shqipërisë pas viteve ’90.

Në emisionin “Studio e hapur” me Eni Vasilin në “News24”, Moisiu tha se deri më tani mazhoranca e drejtuar nga Edi Rama e ka qeverisur mirë vendin.

Por ndërkaq, ai nuk ka kursyer as kritikat, ndërkohë që është ndalur konkretisht tek procesi i llogaridhënies publike, në dëgjesat e organizuara me qytetarët.

“Është e vështirë sepse në periudha të ndryshme kanë qenë situata të ndryshme.Mund të them se kjo mazhorancë ka punuar mirë. por ka edhe kjo shumë të meta. Për shembull procesi i llogaridhënies është gjë shumë e mirë, por kam frikë se mos është shumë formale. 

Ka ministra që mua nuk ma kanë hapur telefonin jo vetëm që kam qenë ish-president, por edhe për moshën. Këto hallka kanë shtuar korrupsionin. Por për mua Rama deri më tani është kryeministri më i mirë”, u shpreh ish-Presidenti Alfred Moisiu.

 

COMMENTS