Kush është i riu nga Prishtina që arriti të shikojë 203 filma gjatë vitit 2019

Kush është i riu nga Prishtina që arriti të shikojë 203 filma gjatë vitit 2019

Kush është i riu nga Prishtina që arriti të shikojë 203 filma gjatë vitit 2019

Një i ri nga Prishtina me emrin Miftar Sahiti ka bërë të ditur se në vitin 2019, ka shikuar plot 203 filma

Në rrjetin social Facebook, ekziston një grup i quajtur ‘Maniakë t’filmave’, ku ka mbi 58 mijë anëtarë.

Pjesë e këtij grupi padyshim që është edhe Miftar Sahiti, që vjen nga Prishtina.

Ai pak ditë më parë ka bërë një postim në këtë grup, duke dhënë statistika mahnitëse sa i përket numrit të filmave të shikuar brenda vitit 2019.

Sahiti ka deklaruar se në vitin që lam pas ka arritur të shikojë 203 filma, apo 16.91 filma për muaj.

Mirëpo ai ka treguar edhe saktësisht sesa filma i ka shikuar për çdo muaj gjatë vitit 2019.

Në janar ai ka shikuar 20 filma, shkurt 16, mars 29, prill 29, maj 20, qershor 10, korrik 1, gusht 13, shtator 13, tetor 16, nëntor 16, dhetor 20.

Edhe pse ka shikuar 203 filma, rekordi i tij nuk është ky. Ai në vitin 2017 kishte arritur të shikonte 226 filma, ndërsa në 2018 kishte shumë më shumë, ku shifra totale kishte arritur në 276 filma.

 

COMMENTS