Kush është 110-shi i NISMA-s, numri më interesant në listën e deputetëve

Kush është 110-shi i NISMA-s, numri më interesant në listën e deputetëve

I fundit në listën e kandidatëve për deputet, por jo për nga rëndësia, në koalicionin NISMA-AKR-PD është Xhevdet Smakiqi.

Smakiqi është nga Skenderaj, anëtar i Kryesisë Qendrore të NISMA Socialdemokrate, mban titulli magjistër i juridikut dhe më shumë se një dekadë është pjesë e politikës.

Smakiqi tash e disa vjet mban pozitën e drejtorit ligjor të Postës së Kosovës dhe ka përfaqësuar këtë institucion nëpër nivelet më të rëndësishme të shtetit.
Ka punuar me vite ne Administratën Shtetërore ku veçanërisht ka udhëhequr grupet punuese të ekspertëve ligjor në mbi 17 Ligje Sistemore.

Ka qenë tri vjet këshilltar politik për çështje ligjore 2008 -2011 i ministrit tw Transportit dhe Telekomunikacionit, Fatmir Limaj.

Ka përfaqësuar si pjesë e delegacioneve dhe ekipeve profesionale institucionet e Kosovës në takimet bilaterale dhe konferenca ndërkombëtare.

Për herë të parë do t’i nënshtrohen garës së deputetit, që synon ulësen në Kuvendin e Kosovës për t’i mbështetur të rinjtë.

Smakiqi synon që përmes postit të deputetit të merr pjesë në hartimin e ligjeve të Republikës së Kosovës, duke punuar që t’i bëjë edhe të implementueshme.
Smakiqi mban numrin më unik në listën e kandidatëve 110 dhe kërkon votën e qytetarëve dhe puna e tij do të koncentrohet në drejtësi, rini dhe mirëqenie për qytetarët.

 

COMMENTS