Kurti: Si kryeministër më duhet qeveri stabile, nesër do ta telefonoj LDK-në

Kurti: Si kryeministër më duhet qeveri stabile, nesër do ta telefonoj LDK-në

Albin Kurti ka folur për herë të parë pas rezultatit preliminar që e nxjerr Lëvizjen Vetëvendosje fituese të zgjedhjeve të 6 tetorit.

“Si kryeministër i ri i Kosovës, preferoj qeveri stabile dhe si partner e shoh LDK’në, që të formojmë legjislaturën e ardhshme, sonte nuk do t’i thërras por nesër menjëherë”, ka thënë Kurti për tv Dukagjinin.

“Çelësi ishte populli, janë qytetarët e Kosovës ata që vendosën ta shpëtojnë vendin. Opozita ka fituar në Kosovë, kësaj fitoreje, këtij ndryshimi i prin Vetëvendosje. Jemi të vendosur të fillojmë punën sa më parë, janë bërë 20 vjet me suksese të vakëta. Duam t’i falënderojmë të gjithë qytetarët që kanë votuar Vetëvendosjen”, ka thënë ai.

Kurti ka thënë se VV do të nis festën në orën 24:00.

“Jo ende jo. Po përgatitemi për ta bërë festën në sheshin Skënderbe. Para dy netëve paralajmërova që do të takohemi sërish, ftoj të gjithë qytetarët që të vijnë në orën 24 sepse erdhi dita”, ka thënë Kurti./Periskopi

 

COMMENTS