Kurti: Shpenzimet e Thaçit duhet t’i paguajë Serbia, e jo Kosova

Kurti: Shpenzimet e Thaçit duhet t’i paguajë Serbia, e jo Kosova

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, thotë se shpenzimet e Presidentit Hashim Thaçi duhet t’i paguajë qeveria serbe e jo ajo e Kosovës. Kjo për arsye se, sipas Kurtit, Thaçi është president për veten e vet dhe për Serbinë.
Kurti thotë se Presidenti Hashim Thaçi do që ta zëvendësojë Gjermaninë me Rusinë në politikën e jashtme të Kosovës dhe në orientimet e saj gjeopolitike dhe historike.

Sipas liderit të VV’së, Thaci ka pasur hall fatin e vetvetes dhenuk sheh shpresë te sundimi i ligjit sipas modelit evropian por te autokracia ku politika është mbi ligjin sipas modelit rus.

“Vuçiqi e çoi te Putini, kurse Putini e rikthen te Vuçiqi, po luajnë me Thaçin si me top ping-pongu”, thotë Kurti në një intervistë për koha.net.

Ai thotë se udhëtimet me avion dhe qëndrimet nëpër hotele të Thaçit për bisedime me Vuçiqin, “do të duhej të paguheshin nga buxheti i Serbisë e jo nga buxheti i Kosovës”.

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje thotë gjithashtu se nuk ka asnjë kusht që do ta pranonin Thaçin për kryenegociator në Bruksel, në bisedimet Kosovë-Serbi.

Thaçin e quan “seri të dështimeve” dhe thotë se “ta pranosh Thaçin është si ta pranosh hajnin që vjedh shtëpinë e vet kur të thotë: më lër të bëj pazar në emrin tënd me kojshinë. Thaçi është president për veten dhe për Serbinë, jo për Kosovën”.

 

 

COMMENTS