Kundërshtarët e mundshëm të Rahovecit në FIBA Europa Cup

Kundërshtarët e mundshëm të Rahovecit në FIBA Europa Cup

Rahoveci do të debutojë në fund të këtij viti në kualifikime për edicionin e ri 2019/20 në FIBA Europa Cup.

Nënkampioni i Kosovës në basketboll është në mesin e 10 skuadrave tjera që do ta kërkojnë me një rund kualifikimin fazën grupore të kësaj gare, transmeton Express.

Pesë nga 10 skuadrat do ta sigurojnë këtë fazë. Ndeshjet zhvillohen me sistemin vajtje-ardhje, ndërsa ndeshja e parë luhet të mërkurën me 2 tetor ajo e kthimit një javë pas më 9 tetor.

Rahoveci do ta mësojë emrin e kundërshtarit javën e ardhshme më 24 korrik, në shortin që mbahet në Munih të Gjermanisë.

Në bazë të shortit, Rahoveci do të ballafaqohet më një nga këto pesë skuadra:

Dnipro(Ukrainë),ZZ Leiden (Holandë), Kersiyaka SK (Turqi), U-BT Cluj Napoca (Rumani) dhe Kataja Basket (Finlandë).

 

COMMENTS