Kumbaro: Vdekja e Bekim Lumit, humbje e madhe për teatrin shqiptar

Kumbaro: Vdekja e Bekim Lumit, humbje e madhe për teatrin shqiptar

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro ka shprehur ngushëllimet e MK së Shqipërisë për humbjen e Artistit, Bekim Lumi

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro ka shprehur ngushëllimet e MK së Shqipërisë për humbjen e Artistit, Bekim Lumi,

“I nderuar z.Gashi,

Ministria e Kulturës e Republikës së Shqipërisë shpreh ngushëllimet e thella për humbjen e parakohshme të Profesorit dhe Regjisorit të Artit Skenik, Bekim Lumi.

Ikja e tij është një humbje e madhe për teatrin shqiptar.

Me  kontributin e tij të vyer në skenën mbarëkombëtare, me idetë novatore dhe risitë që solli,  Bekim Lumi mbetet regjisori që sfidoi me Art ikjen tokësore dhe i qëndroi skenës deri në momentin e fundit.

I bashkohemi dhimbjes së Kosovës, familjes, artistëve dhe gjithë dashamirësve. Ai është Artisti i të gjithë shqiptarëve!
I paharruar kujtimi i tij!”, shkruan Kumbaro.

 

 

COMMENTS