Kryesia e Kuvendit sot vendos për vazhdim të seancës dhe seancë të re

Kryesia e Kuvendit sot vendos për vazhdim të seancës dhe seancë të re

Kryesia e Kuvendit sot do të mbajë mbledhje me kryetarët e grupeve parlamentare për të vendosur për pikat e papërfunduara nga seancat e mëhershme dhe për të vendosur për seancë të re.

Mbledhja do të mbahet me fillim prej orës 11:00.

Ky është rendi i ditës:

1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e mëparshme e Kryesisë së Kuvendit.

2. Pikat e papërfunduara nga Seancat e mëparshme:

1. Votimi i Propozim-rezolutës nga Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, në lidhje me situatën dhe gjendjen financiare në ndërmarrjet publike të Telekomit dhe të Postës së Kosovës,

2. Votimi i Propozim-rezolutës nga Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, në lidhje me vendimet e Ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikallo për shkarkimin e një drejtori dhe ndarjen e mjeteve grante dhe subvencione.

3. Votimi në parim i Projektligjit për aktet juridike,

4. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit për miniera dhe minerale,

5. Votimi i Raportit vjetor financiar për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2017,

6. Votimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës për vitin 2017,

7. Votimi i Raportit vjetor të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore për vitin 2017,

8. Votimi i Raportit vjetor të Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale për vitin 2017,

9. Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar në lidhje me Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve 2019-2021.

3. Përgatitjet për Seancën plenare të radhës:

Interpelanca e ministrit të Administratës Publike, Mahir Yagcilar, sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të Partisë Socialdemokrate, në lidhje me mos-ndryshimin e Udhëzimit Administrativ Nr. MShP 2004/07 për udhëtimet zyrtare,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-046 për Inspektoratin e Arsimit në Republikën e Kosovës.

4. Shqyrtimi i propozimeve dhe kërkesave

 

COMMENTS