Kryeministri Haradinaj kërkon të shpërndahet kjo video e cila është lansuar nga Ministri Endrit Shala

Kryeministri Haradinaj kërkon të shpërndahet kjo video e cila është lansuar nga Ministri Endrit Shala

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka shpërndarë në llogarinë e tij në Facebook një video e cila pasqyron Kosovën si shtet, nga ku shihen Policia e Kosovës, Ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës e disa nga artistët që kanë arritur famë botërore, e cila është lansuar nga Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, shkruan Gazeta Lajm.

 “Kosova është një vend i vogël por me zemër të madhe”, thuhet në videon 1-minutëshe të cilën e ka shpërndarë i pari i Qeverisë.

Përmes saj, flitet edhe për zhvillimin ekonomik të vendit.

Në po të njëjtën video thuhet se puna në Kosovë kryhet me shumë pasion, ashtu siç na mësuan të parët, duke shfaqur edhe disa produkte vendore.

Ndërkaq në fund janë pamje të yjeve botërore që vijnë nga Kosova,  Dua Lipa, Rita Ora, Era Istrefi, Majlinda Kelmendi, Ramë Lahaj, Xherdan Shaqiri, Lorik Canaj, e shumë artistë të tjerë përmes të cilëve thuhet se po dëgjohet zëri ynë anë e mbanë botës./Lajm.net

Ndërsa e njejta video është e shpërndarë edhe në faqen zyrëtare të Ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala

KJO ËSHTË KOSOVA, SOT!THIS IS KOSOVO, TODAY!Kosova, një shtet që ka histori dhe vizion për të ardhmen!Ju lus ta shpërndani këtë videoE.SH

Posted by Endrit Shala on Thursday, November 29, 2018

 

 

COMMENTS