KQZ mban konferencën e fundit për sonte

KQZ mban konferencën e fundit për sonte

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka mbajtur konferencën e fundit për media për ditën e sotme.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë se transmetimi i të dhënave nga vendvotimet po shfaqet vazhdimisht në uebfaqen zyrtare të KQZ-së.

“Të dhënat në uebfaqe të KQZ-së do të transmetohen sapo ato të procesohen nga vendvotimet dhe po besojmë se brenda një kohe shumë të shkurtër do të përfundojë edhe shfaqja e të gjitha të dhënave nga të gjitha vendvotimet”.

Ai ka falënderuar të gjitha mediat për punën gjatë ditës së sotme në mbulimin e procesit zgjedhor.

 

COMMENTS