Kosovari rrahet nga maqedonasit në Shkup: Juve shqiptarëve do t’ju farojmë

Kosovari rrahet nga maqedonasit në Shkup: Juve shqiptarëve do t’ju farojmë

Korab Mustafa, shtetas i Republikës së Kosovës, është sulmuar gjatë kohës sa po qëndronte në Shkup. Ai kishte shkuar atje për një intervistë pune dhe ishte sulmuar nga disa persona të panjohur, të cilët edhe e kanë filmuar rrahjen e tij. Ai në një rrëfim për Gazetën Express, ka treguar detajet e kësaj ngjarje.

“Kam shkuar në Shkup dhe po e kërkoja adresën e një hoteli sepse kisha intervistë për punë. E kam kryer drejtimin e hotelerisë…Aty me doli një rrugë një person dhe më tha deçko (djalë) një herë nuk u ktheva, thirri përsëri u ktheva, ma futi shuplakë” tregon Mustafa.

Ai për Express ka treguar se një tjetër person doli nga makina dhe e ka goditur vazhdimisht me shkop gome, e që sipas tij ishte burrë me uniformë të njësisë speciale maqedonase.

“Një tjetër doli me pendrek dhe më goditi në shpinë, unë e njoh gjuhën i thash që kam ardhur për punë, ma grisi edhe CV-në. Doli nga vetura Seat pa tabela një tjetër, burrë me uniformë të njësisë speciale atje, më goditi me pendrek në gjoks” tregoi ai.

Sipas Mustafës, ata përveç goditjeve, e kanë ofenduar edhe në baza kombëtare.

“Më kanë sjellë në veshka, me tha juve shqiptarëve kem me ju faru” tregon Mustafa për Express.

Madje, sulmuesit e kishin kërcënuar nën presionin e armës se nëse nuk largohet ata do ta zhdukin.

“Në uniformë nuk i shkruante emri, më tha zhduku ose po të zhduki, mbante edhe armë në dorë. U largova. E gjithë rrahja zgjati rreth pesë minuta.” tha ai

Ai si pasojë e sulmit, e kishte humbur mundësinë që të shkonte në intervistë, dhe se disa persona që qëlluan afër e këshilluan që rastin të mos e lajmëronte në polici sepse do t’i sillte atij probleme.

“As në intervistë nuk arrita të shkojë. U ula në një kafene i tregova një klienti aty, ai më tha mos me thirr policinë sepse sipas fjalëve të tij do më dilte mua problem.” tha ai duke shtuar se “Personat që më sulmuan edhe rrahjen e kanë filmuar”.

 

COMMENTS