Kosovari që luftoi për ISIS’in dënohet me tri vjet burg

Kosovari që luftoi për ISIS’in dënohet me tri vjet burg

Gjykata në Prishtinë ka dënuar me 3 vjet burgim ish luftëtarin e ISIS Arijan Krujezi,  ai u kthye në Kosovë, bashkë me mbi 100 persona të tjerë vitin e kaluar.

Shumë kosovarë ia mësynë Irakut e Sirisë për të iu bashkuar organizatës terroriste ISIS.

Në vatrat e luftës atje kishte shkuar në vitin 2014 edhe Arijan Krujezi nga Ferizaj.

Atje Krujezi fillimisht kishte shërbyer si pjesëtarë i policisë ushtarake të ISIS.

Kyujezi po ashtu si pjesëtar i kësaj organizate terroriste kishte qenë edhe anëtar i batalionit Abu Musab, Zarqaëi dhe Umar hatab.

Ndërkohë Krujezi në vitin 2019 ishte riatdhesuar në Kosovë e Prokuroria Speciale i kishte ngritur aktakuzë për veprën penale Organizimi dhe Pjesëmarrja në grup terrorist.

Sipas aktakuzës të cilën e posedon T7 Krujezi ishte në kontakt edhe me Lavdim Muhaxhirin Fitim Lladrofcin dhe Ridvan Aqifin.

I akuzuari po ashtu ka treguar se është futur në Siri në këmbë dhe më pas ka mësuar gjuhën arabe dhe ka bërë ushtrime ushtarake.

E të hënën në Gjykata Themelore në Prishtinë Krujezi është sjellë i rrethuar nga njësitet speciale të Policisë.

Gjykata e ka gjetur fajtor Krujezin për veprën penale që  i vihej në barrë.

Sipas vendimit të gjykatës të akuzuarit do t’i vazhdohet masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e këtij vendimi, por pa e kaluar kohën e kaluar në këtë aktgjykim dhe dënimin me burgim.

Por me këtë vendim të Gjykatës nuk po pajtohet pala mbrojtëse e të akuzuarit.

Avokati Ahmet Tahiri thotë se vendimi i gjykatës është i lartë.

Ndërkohë pala mbrojtëse ka paralajmëruar ankesë në Gjykatën e Apelit.

 

COMMENTS