Kosova U21 fiton dhe merr kreun, në ‘Fadil Vokrri’ dorëzohet edhe Turqia

Kosova U21 fiton dhe merr kreun, në ‘Fadil Vokrri’ dorëzohet edhe Turqia

Kosova U21 ka regjistruar një fitore shumë të rëndësishme në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ duke e mundur 2:1 Kombëtaren e Turqisë, në kualifikimet për Kampionatin Evropian për të rinj.

Në praninë e një numri të konsiderueshme tifozësh, ‘Dardanët’ e rinj e mbajtën gjallë festën e filluar një natë më parë, me fitoren e ekipit të parë të Kosovës në udhëtim te Bullgaria.

Pas disa tentimeve në pjesën e parë, goli i epërsisë për Kosovën erdhi në minutën e 45’, kur shënoi Arbenit Xhemajli, për 1:0

Në sekondat e para të pjesës së dytë, mysafirët shfrytëzuan një pakujdesi në mbrojtjen e Kosovës, duke shënuar për 1:1 me anë të Dervisoglu.

Pas këtij goli, të rinjtë e Kosovës nisën një ofensivë drejt portës së Turqisë, duke arritur që në minutën e 72’, të rikthejnë epërsinë nëpërmjet Mirlind Dakut.

Për rezultatin përfundimtar u përkujdes Lirim Kastrati, që shënoi në minutën e 89’, për 3:1.

Pas kësaj fitore, Kosova U21 numëron 6 pikë, dhe renditet në vendin e parë në grupin 3.

 

COMMENTS