Kosova – Italia, barazim me shije të fitores për “Dardanët”

Kosova – Italia, barazim me shije të fitores për “Dardanët”

Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll ka luajtur baras (26:26) me Italinë në ndeshjen e parkualifikuese për Kampionatin Botëror të hendbollit, e cila u zhvillua në Benevento të Italisë.

Paraqitje e shkëlqyeshme e Kosovës në hapje të eliminatoreve për Botëror.

Pas një luftë shembullore deri në sekondën e fundit, Kosova ka barazuar me Italinë nikoqire, në Benevento.

Drilon Tahirukaj ka shënuar golin e barazimit në sekondën e fundit, që për Kosovën – ishte barazim me shijen e fitores.

Të gjithë kanë dhënë maksimumin për pikën e parë në kualifikime të Botërorit. Barazimi dramatik është festuar nga lojtarët e Kosovës, që dhanë shembull si luftohet për ngjyrat e shtetit.

 

COMMENTS