Kosova humbi 12 milionë euro nga BE’ja, mbeturinat e rrezikshme s’kanë ku t’i lënë

Kosova humbi 12 milionë euro nga BE’ja, mbeturinat e rrezikshme s’kanë ku t’i lënë

Kosova ka më shumë se 100 tonelata të materieve të rrezikshme që ruhen në vende joadekuate dhe që mund të paraqesin rrezik për qytetarët.

Kosova ka humbur një donacion në vlerë 12 milionë euro nga Bashkimi Evropian që kishte për qëllim ndërtimin e një deponie ku do të ruheshin të gjitha mbetjet e rrezikshme.

Materiale të rrezikshme ka në shumicën e qyteteve të Kosovës dhe kryesisht janë mbeturina në formë të ngurtë ose të lëngët, raporton rel.

Ato, kanë mbetur në fabrika apo ndërmarrje të ndryshme qysh prej viteve të 90’ta.

Për të zgjidhur problemin e këtyre mbeturinave, institucionet e Kosovës planifikonin ndërtimin e nj objekti në fshatin Harilaç të Fushë Kosovës. Projekti planifikohej të financohej nga BE-ja dhe kapte vlerën 12 milion euro, por implementimi dështoi për shkak se komuna e Fushë Kosovës refuzoi ndërtimin në territorin e vet.

 

COMMENTS