Kosova e shpall person ‘Non Grata’ rusin e arrestuar në veri

Kosova e shpall person ‘Non Grata’ rusin e arrestuar në veri

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar nga ministria e Punëve të Jashtme që rusin e arrestuar në veri, të shpallë person ‘Non Grata’.

Këtë ai e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, teksa ka shkruar se vendimi është marrë sot, dhe i njëjti është detyruar që ta lëshojë territorin e Kosovës.

Haradinaj i ka bërë thirrje edhe përfaqësuesit të Posaçëm të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara që ta respektojë këtë vendim.

Ky është postimi i plotë i Haradinajt në Facebook:

Sot, kam kërkuar nga Ministria e Punëve të Jashtme që në bazë të kompetencave kushtetuese dhe ligjore të shpallim shtetasin rus z.Mikhail Krasnoshchenkov si person ‘Non Grata’.

Vendimi është marrë sot ndaj këtij personi që punon si staf ndërkombëtar në Kombet e Bashkuara, dhe të njëjtit i urdhërohet që ta lëshojë territorin e Republikës së Kosovës. Ky vendim ka hyrë në fuqi, sot nga 31 maj 2019.

I bëj thirrje Përfaqësuesit të Posaçëm të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara në Kosovë të respektojë vendimin.

Vendimi është marrë për shkak të veprimeve të shtetasit rus kundër rendit kushtetues të Kosovës, vlerave universale, paqes dhe stabilitetit! /Lajmi.net

 

COMMENTS