Koronavirusi është një sëmundje e autokracisë kineze

Koronavirusi është një sëmundje e autokracisë kineze

Kur liderët e Kinës të shpallin përfundimisht fitore kundër shpërthimit të koronavirusit të ri dhe vdekjeprurës, ata padyshim që do t’ia japin meritat për këtë gjë lidershipit të Parisë Komuniste të Kinës. Por e vërteta është krejt e kundërta. Është përsëri partia përgjegjëse për këtë fatkeqësi që ka rënë.

Autor: Minxin Pei

Një shpërthim i një koronavirusi të ri që filloi në qytetin kinez Wuhan ka infektuar tashmë mbi 4,000 persona – kryesisht në Kinë, por edhe në disa vende të tjera, nga Tajlanda në Francë e deri në Shtetet e Bashkuara – dhe ka vrarë më shumë se 100 persona. Duke pasur parasysh historinë e Kinës për shpërthime sëmundjesh – përfshirë SARS dhe gripin e derrit afrikan – dhe ndërgjegjësimin e dukshëm të zyrtarëve për nevojën për të forcuar aftësinë e tyre për të trajtuar “rreziqet kryesore”, si mund të ndodhte kjo?

Nuk duhet të habitemi që në Kinë historia po përsëri veten. Për të ruajtur autoritetin e saj, Partia Komuniste e Kinës duhet ta mbajë publikun të bindur që gjithçka po shkon sipas planit. Kjo do të thotë mbulim sistematik të skandaleve dhe mangësive që mund t’i bëjë liderët e partisë të duken keq, në vend që të bëjnë atë që është vërtet e nevojshme për t’iu përgjigjur kësaj që ka ndodhur.

Ky sekret patologjik pengon aftësinë e autoriteteve për t’iu përgjigjur shpejtë epidemive. Epidemia SARS e viteve 2002-2003 mund të ishte frenuar shumë më shpejt nëse zyrtarët kinezë, përfshirë ministrin e shëndetësisë, nuk do të fshinin qëllimisht informacione nga publiku. Pasi u zbatuan masat e duhura për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjes, SARS u frenua brenda disa muajve.

Megjithatë, Kina duket se nuk ka vënë mend. Edhe pse ka ndryshime të rëndësishme midis epidemisë së koronavirusit të ditëve të sotme dhe shpërthimit të SARS – përfshirë aftësinë shumë më të madhe teknologjike për të monitoruar sëmundjet – Partia Komuniste e Kinës mund ta ketë zakon t’i fshehë gjërat.

Për të qenë të sigurt, në pamje të parë, qeveria e Kinës duket se është më e gatshme në lidhje me shpërthimin e fundit. Por, edhe pse rasti i parë u raportua më 8 dhjetor, komisioni shëndetësor komunal në Wuhan nuk lëshoi ​​një njoftim zyrtar deri disa javë më vonë. Dhe, që nga atëherë, zyrtarët e Wuhan e kanë minimizuar seriozitetin e sëmundjes dhe qëllimisht kanë kërkuar të shtypin mbulimin mediatik të kësaj epidemie.

Ai njoftim pohoi se nuk kishte asnjë provë që sëmundja e re mund të transmetohej midis njerëzve dhe pretendoi se asnjë punonjës i kujdesit shëndetësor nuk ishte infektuar. Komisioni i përsëriti këto pretendime më 5 janar, edhe pse deri atëherë ishin konfirmuar 59 raste. Edhe pasi më 11 janar u raportua vdekja e parë, komisioni vazhdoi të këmbëngulte se nuk kishte prova që ai mund të transmetohej midis njerëzve apo që punëtorët e kujdesit shëndetësor ishin prekur.

Gjatë gjithë kësaj periudhe kritike, kishte pak lajme që mbulonin shpërthimin e kësaj epidemie. Censorët kinezë punuan me zell për të hequr referencat për shpërthimin e epidemisë nga sfera publike, gjë e cila është sot shumë më e lehtë sesa ishte gjatë kohës së epidemisë së SARS, falë kontrollit më të ashpër që qeveria ka mbi internetin, median dhe shoqërinë civile. Policia ka heshtur njerëz “për përhapje thashethemesh” për sëmundjen.

Sipas një studimi, referencat për shpërthimin e këtij virusi në WeChat – një rrjet social kinez për shkëmbime mesazhesh – arritën kulmin midis 30 dhjetori dhe 4 janarit, rreth kohës kur komisioni shëndetësor komunal në Wuhan e pranoi për herë të parë shpërthimin e këtij virusi. Por përmendjen e sëmundjes pas kësaj ranë.

Referencat për koronavirusin e ri u shtuan më 11 janar, ku u raportua vdekja e parë, por më pas u zhdukën shpejt përsëri. Vetëm pas 20 janarit – pas raportimeve për 136 raste të reja në Ëuhan, si dhe për raste në Pekin dhe Guangdong – qeveria përsëriti përpjekjet e saj per censurim. Përmenda e koronavirusit shpërtheu ngado.

Megjithatë, përpjekjet e qeverisë kineze për të mbrojtur imazhin e saj rezultuan të kushtueshme, sepse ato dëmtuan përpjekjet fillestare për përmbajtje. Autoritetet kanë ndërruar sistem tani dhe strategjia e tyre tashmë duket se është se sa seriozisht po e merr qeveria këtë sëmundje duke imponuar masa drastike: një ndalim udhëtimi në Wuhan dhe qytetet fqinje në provincën Hubei, të cilat së bashku kanë një popullsi prej 35 milionë banorësh.

Në këtë pikë, nuk është e qartë nëse dhe deri në çfarë mase nevojiten apo janë efikase këto masa. Ajo që është e qatë është se keqmenaxhimi fillestar i shpërthimit të koronavirusit nga ana e Kinës, nënkupton se mijëra njerëz do të infektohen, qindra mund të vdesin dhe ekonomia, tashmë e dobësuar nga borxhi dhe lufta tregtare, do të marrë një goditje tjetër.

Por ndoshta pjesa më tragjike e kësaj historie është se ka pak arsye për të shpresuar që herën tjetër do të jetë ndryshe. Mbijetesa e shtetit një partiak varet nga sekreti, shtypja e medias dhe kufizimet e lirive civile. Pra, edhe kur presidenti kinez Xi Jinping kërkon që qeveria të rrisë aftësinë e saj për të trajtuar “rreziqet kryesore”, Kina do të vazhdojë të dëmtojë vetë sigurinë e saj, dhe atë të botës,  në mënyrë që të forcojë autoritetin e Partisë Komuniste të Kinës.

Kur liderët e Kinës më në fund të shpallin fitore ndaj shpërthimit të këtij virusi, ata padyshim do t’ia japin meritat për këtë lidershipit të Partisë Komuniste. Por e vërteta është e kundërta e kësaj. Edhe njëherë partia është përgjegjëse për këtë fatkeqësi.

Minxin Pei është profesor i qeverisjes në Kolegjin Claremont McKenna College dhe autor i librit Kapitalizmi Klientelist i Kinës.

/ Project Syndicate

 

 

COMMENTS

COVID-19 Statistika

Këtu i keni informatat e fundit lidhur me pandeminë COVID-19