Kontratë e re afatgjate për Ansu Fati

Kontratë e re afatgjate për Ansu Fati

Barcelona e ka gati kontratën e re afatgjate me sulmuesin sensacional, i cili shpërtheu këtë fillim sezoni në Camp Nou

Barcelona është mjaft e kënaqur me paraqitjet e talentit të madh të futbollit, Ansu Fati.

Prandaj, gjiganti katalunas po mendon t’ia vazhdojë kontratën sulmuesit të ri.

Në kontratën e re të 16 vjeçarit pritet të përfshihet edhe klauzola e shkëputjes së kontratës me një vlerë prej 100 milionë eurosh.

E përditshmja spanjolle “Mundo Deportivo” shkruan se Fati do të nënshkruajë kontratë afatgjate.

Ai ishte sensacion i këtij sezoni duke i mbuluar me sukses mungesat e gjigantit katalunas në javët e para.

Fati njëherësh konsiderohet si Lionel Messi i ri. /Gazeta Express

 

COMMENTS