Konfiskohet një armë zjarri dhe një thikë, arrestohen personat e dyshuar [Foto]

Konfiskohet një armë zjarri dhe një thikë, arrestohen personat e dyshuar [Foto]

Sot rreth orës 01:00, nga njësitet policore të stacionit të Obiliqit , janë arrestuar dy persona të dyshuar, të cilëve u janë konfiskuar një armë zjarri dhe një thikë, raporton Gazeta Lajm

Pas marrjes së informatës për të shtëna me armë nga një veturë e cila ishte në lëvizje , në fshatin Hamidi të Obiliqit, policia ka ndërmarrë një aksion dhe në një distancë jo të largët nga vendi i ngjarjes, ka arrit që të ndaloj automjetin e dyshuar dhe të arrestoj dy persona të dyshuar:

 E. R, mashkull, 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe
 B. Sh, mashkull, 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

njërit prej të cilëve i është gjetur dhe konfiskuar:

• një armë e tipit Ecol Special 99
• një armë e ftohtë (thikë)
• një karikator si dhe
• në vend ngjarje janë konfiskuar dy gëzhoja.

Ndaj personave të dyshuar, të cilët me urdhër të prokurorit janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë, janë iniciuar rastet shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./Lajm.net

 

 

COMMENTS