Konfirmohet vdekja e Emiliano Sala, trupi i gjetur është i tij

Konfirmohet vdekja e Emiliano Sala, trupi i gjetur është i tij

Policia e Dorest ka konfirmuar se trupi nxjerrë nga rrënojat e aeroplanit të fundosur është i sulmuesit Emiliano Sala.
Vdekja e sulmuesit Emiliano Sala është konfirmuar.

Trupi i nxjerrë nga aeroplani i rrëzuar në brigjet e ujërave të Anglisë është i sulmuesit argjentinas, që po udhëtonte drejt Cardiffit më 21 janar.

“Trupi i sjellur në portin Portland sot është identifikuar formalisht nga HM Coroner për Dorset se është i futbollistit, Emiliano Sala”, bën të ditur Policia e Dorset.

Me Emiliano Sala ka qenë duke udhëtuar edhe piloti David Ibbotson, derisa kërkimet për gjetjen e tij nuk dihet nëse do të vazhdojnë./Lajmi.net

 

COMMENTS