Kompletohen çiftet, Tunizia kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës së Afrikës

Kompletohen çiftet, Tunizia kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës së Afrikës

Janë kompletuar çiftet gjysmëfinale të Kupës së Afrikës. Edhe Tunizia ka prerë biletën për në gjysmëfinale, ku do të ketë punë me Senegalin.

Pas Algjerisë, e fundit është Tunizia që ka prerë biletën për në gjysmëfinale të Kupës së Kombeve të Afrikës, pasi e mposhti 3-0 Madagaskarin.

Tunizia i shënoi të tre golat në pjesën e dytë.

Fillimisht Ferjani Sassi realizoi për 1-0 në minutën e 52’, para se Youssef Msakni të shënojë për 2-0 në minutën e 60’.

Për rezultatin përfundimtar shënoi Naim Sliti në minutat shtesë të takimit.

Në gjysmëfinale të Kupës së Afrikës, Tunizia do të përballet me Senegalin, kurse Algjeria me Nigerinë.

 

 

COMMENTS