“Komitët” e Maqedonisë Veriore, po bëhen gati kundër Kosovës

“Komitët” e Maqedonisë Veriore, po bëhen gati kundër Kosovës

Tifo grupet maqedonase do të bashkohen në përkrahjen e reprezentacionit të Maqedonisë, për ndeshjen e gjysmëfinales së Kombeve, kur më 26 mars do të luajnë kundër Kosovës në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup.

Grupi “Komiti” përsëri ka bërë thirrje për një kortezh të përbashkët maqedonase, nga Sheshi Maqedoni, nëpër rrugët e Shkupit deri në stadium.

Siç kanë shkruar ata në faqen e tyre zyrtare në “Facebook”, show i tifozëve do të fillojë në ora 17 si nxehje për duelin në stadiumin “Todor Proeski”.

Thirrja për pjesëmarrje sa më masive u dërgua përmes këngës “Izlezi momçe” (Dil çun), dhe siç thonë ata, do të këndohet në volumin më të madh…

 

COMMENTS