Klubi i njohur evropian ia vë syrin Kessiet

Klubi i njohur evropian ia vë syrin Kessiet

Gjiganti francez është i interesuar të përforcohet në mesfushë në ditët e fundit të afatit kalimtar

Monaco është e interesuar për ta përforcuar repartin e mesfushës gjatë kësaj vere, shkruan Gazeta Express.

Klubi francez dështoi ta transferonte Bakayokon e Chelseat, ndërsa tash po shikon pista të tjera.

Sipas “Calciomercatos”, klubi mbretëror francez ia ka vënë syrin mesfushorit të Milanit, Franck Kessie.

Interesim për përfaqësuesin e Bregut të Fildishtë më herët gjatë kësaj vere kishte shfaqur edhe Wolverhamptoni në Angli, por Monaco duket më e vendosur që ta bëjë lojtarin të vetin para se të mbyllet afati kalimtar veror më 2 shtator.

Ish-futbollisti i Atalantas kishte realizuar 7 gola në 34 ndeshje në Serie A me Milanin sezonin e kaluar. /Gazeta Express

 

COMMENTS