Klubet e njohura evropiane e duan Ruganin

Klubet e njohura evropiane e duan Ruganin

Juventusi ka vendosur ta shesë qendërmbrojtësin italian, të cilin e kërkonte edhe Arsenali

Daniele Rugani pritet të largohet nga Juventusi gjatë kësaj vere, shkruan Gazeta Express.

Arritja e Matthijs De Ligt në Torino ka bërë që drejtuesit e klubit italian të vendosin ta shesin qendërmbrojtësin italian, i cili nuk do të kishte vend në ekipin e parë në sezonin e ri.

Prandaj, interesim për përfaqësuesin italian kanë shfaqur disa klube evropiane.

Arsenali e kishte kërkuar futbollistin i pari, por në fund transferi kishte dështuar.

E tash, interesim për Ruganin kanë shfaqur Roma në Itali, por edhe Monaco në Francë.

Dy klubet e njohura do të luftojnë deri në fund të afatit kalimtar veror për 25 vjeçarin, i cili është mjaft stabil dhe i qetë në qendër të mbrojtjes.

Nuk duhet ende shuma e parave që e kërkon Juventusi për futbollistin e tij.

 

COMMENTS