Kjo është pritja që Veseli i bëri Ramës, ia prezantoi figurat kryesore të partisë

Kjo është pritja që Veseli i bëri Ramës, ia prezantoi figurat kryesore të partisë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në kuadër të vizitës në Kosovë është takuar edhe me kryetarin e PDK’së, Kadri Veseli.

Takimi ka nisur tani, ndërsa drejt selisë së PDK’së është nisur pas takimit me të parin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Gjatë takimit, Veseli e ka njoftuar Ramën me figurat kryesore të partisë, përfshirë Xhavit Halitin dhe Hajredin Kuçin.

Ai pritet të zhvillojë edhe takime tjera gjatë qëndrimit në Kosovë.

Kryeministri Rama ka njoftuar sot se në Kosovë po qëndron për të mësuar më shumë pas fletë-rrufesë speciale që do të hyjë si njollë turpi e shekullit XXI në historinë botërore të drejtësisë.

“Në Prishtinë për të dëgjuar dhe mësuar më shumë pas fletë-rrufesë speciale që do të hyjë si njollë turpi e shekullit XXI në historinë botërore të drejtësisë, e cila praktikën e akuzës publike pa aktakuzë juridike e ka njohur veç në epokat e sundimeve ideologjike a para tyre”, kishte shkruar Rama në Twitter.

 

COMMENTS