Kina pretendon se kjo është makina 4×4 më e fuqishme në botë

Kina pretendon se kjo është makina 4×4 më e fuqishme në botë

Prodhuesit e makinave kineze njihen për vjedhjen e projekteve nga prodhuesit e makinave perëndimore. Ata nuk përballen me pasoja ligjore pasi e bëjnë këtë, sepse ata kanë mbrojtje nga prokuroria.
Sidoqoftë, ushtria kineze po pretendon se kanë prodhuar një automjet më të fuqishëm në botë për segmentin e saj.

Sipas AutoGuide, duke cituar South China Morning Post, ushtria kineze po pretendon se BJ80 është “automjeti më i fuqishëm në botë”, transmeton lajmi.net.

Me sa duket, rezultatet e fundit të testimit e vlerësuan atë shtatë herë më të fuqishëm se makinat e kompanisë Mercedes. Studiuesi që kreu testet madje shkon aq larg sa të thotë se rezultatet janë “pothuajse një mrekulli”.

“Është një vlerësim tepër i lartë ndaj makinës, duke marrë parasysh peripecitë që duhej kaluar “, tha Song Kai, një studiues i asociuar në Kolegjin e Inxhinierisë Mekanike dhe Automjeteve në Universitetin Hunan në Kinën Qendrore.

 

 

COMMENTS