Këto vetura vidhen më së lehti, sipas një studimi britanik

Këto vetura vidhen më së lehti, sipas një studimi britanik

Hajnat e veturave po përdorin teknologji të reja për të vjedhur disa modele automjetesh tepër popullore.

Sipas BBC, në Britaninë e Madhe ata thyejnë më lehtësi 4 prej 5 modelet më të shitura të automjeteve, ndër të cilat ato që ka prodhuar Ford, Volkswagen, dhe Nissan.

Bëhet fjalë për modelet e reja, që ndizen pa çelës, si Ford Fiesta, Volkswagen Golf, Nissan Qashqai dhe Ford Focus.

Me anë të një pajisjeje që dërgon sinjal te çelësi elektronik i automjetit që i zoti i makinës e mban në shtëpi, hajduti mund të hapë mjetin e parkuar në rrugë.

Në Britaninë e Madhe janë kryer disa teste pasi u vu re një rritje e rasteve të vjedhjes së makinave që kishte pësuar rënie që prej viteve 90.

Ekspertët fajësojnë teknologjinë e hapjes së makinave pa çelës për këtë edhe pse në industrinë e automobilave prodhuesit flasin për siguri të lartë kundër vjedhjes së mjeteve që prodhojnë.

 

 

COMMENTS