Këto janë krejt koalicionet që u dorëzuan mbrëmë në KQZ

Këto janë krejt koalicionet që u dorëzuan mbrëmë në KQZ

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbyllur afatin për regjistrim të koalicioneve parazgjedhore për zgjedhjet e 6 tetorit.

Në KQZ janë arritur katër koalicione për zgjedhje të jashtëzakonshme. Koalicioni i fundit që është regjistruar ka qenë 15 minuta më parë mes dy partive serbe.

Ndërkohë më herët, në KQZ dorëzuan aplikacionet për koalicione NISMA, AKR, PD si dhe AAK me PSD, të cilët potencuan se besojnë që koalicioni i tyre do të dalë fitues. Po ashtu koalicion kanë arritur edhe VAKAT nga komuniteti boshnjak.

VV gjatë ditës së sotme i ka bërë ofertë zyrtare LDK-së për koalicion ndërsa posti i kryeministrit ka qenë arsyeja përse kanë ndarë rrugët. VV ka kërkuar që posti i kryeministrit të vendoset në bazë të votave se kush do të merr më shumë.

Ndërkohë LDK ka konsideruar se nuk dëshiron të bëjë garë me VV-në, por me partitë që kanë kapur shtetin.

 

COMMENTS