Këngëtarja kosovare që po bën namin në Turqi

Këngëtarja kosovare që po bën namin në Turqi

Në Kosovë nuk njihet shumë por për 80 milionë turq është njëra prej këngëtarëve më të njohura

Është kjo Asya Gashi, e cila është duke e bombarduar skenën turke më këngë të ndryshme që janë duke u punuar nga kompozitorë dhe tekstshkrues të njohur turq.

Asya u bë e njohur me këngën që e lansoi muaj më parë nga legjenda Serdar Ortac, derisa kënga më e re “Dansoz” është lansuar në fund të qershorit.

Edhe këtë këngë ajo e ka punuar me muzikë të Ortac, i cili në biografinë e tij ka bërë edhe këngë të tjera të njohura.

Ndryshe, Asya emrin e vërtetë e ka Laureta dhe u bë e njohur me këngën “Riya”, një këngë që u bë hit në youtube.

Pritet që Asya të sjell edhe projekte të reja muzikore, edhe në turqisht por edhe në shqip. /GazetaExpress/

 

 

COMMENTS