Kalimi i Ronaldos në Juventus po bëhet realitet, ja njeriu që po i udhëheq negociatat

Kalimi i Ronaldos në Juventus po bëhet realitet, ja njeriu që po i udhëheq negociatat

Ëndrra mund të bëhet realitet: Juventusi e ka shumë seriozisht për Cristiano Ronaldon.

Ajo që deri sot dukej spekulim i mediave është shndërruar në negociata të vërteta mes Juventusit dhe Real Madridit, raporton Sport Mediaset, përcjell Gazeta Express.

Drejtuesit e kampionit italian, Andrea Agnelli and Giuseppe Marotta, janë duke punuar për ta sjellë kampionin portugez në Torino. Marrëveshja e mundshme do të jetë tronditëse dhe me shifra të cmednura: më shumë se 100 milionë euro për ta blerë atë nga Real Madridi dhe 120 milionë euro për katër vite për ta kënaqur Ronaldon.

Shifra ekzagjeruese, por ëndrra e Juventusit është ta fitojë Ligën e Kampionëve dhe kush mund ta ndihmojë më mirë se Cristiano Ronaldo, pesë herë fitues i kësaj gare?

Negociatat për transferimin e portugezin janë të vërteta dhe kanë nisur para pak javësh kur Marotta dhe Agnelli u takuan me agjentin e Ronaldos, Jorge Mendes, për transferimin e Cancelos nga Valencia.

Meqë Manchester United dhe PSG nuk kanë bërë oferta konkrete, Juventusi është në avantazh. Natyrisht, se ka pengesa për ta mbyllur këtë operacion, sepse në aspektin ekonomik shifrat kaptin 240 milionë euroshin, pa llogaritur taksat. E klauzola prej 1 miliard euro nuk e frikëson Juventusin, sepse dëshira e Ronaldos për t’u larguar e largon atë nga loja.

Prandaj, Juve mund ta marrë atë për një shifër mbi 100 milionë euro, që do ta bindte Florentino Perezin.

 

COMMENTS