Junuzovic: Kemi respekt për Shkëndijën, por jemi më të fortë

Junuzovic: Kemi respekt për Shkëndijën, por jemi më të fortë

Zlatko Junuzovic, futbollisti i kampionëve të Austrisë, Salzburg, ka deklaruar se respektojnë Shkëndijën, por se qëllimi i tyre është të sigurojnë kualifikimin në fazën e grupeve të Ligës së kampionëve.

“Jemi të vetëdijshëm për kualitetin tonë. E dimë edhe fuqinë e kundërshtarit tonë, po mendoj se gjithçka varet nga ne. Gjithsesi e respektojmë ekipin e Shkëndiës dhe se ndeshjet nisin prej 0-0. Në terren duhet të tregojmë se jemi më të fortë. Qëllimi ynë është i qartë, të plasohemi në grupet e ligës së kampionëve”, tha Junuzovic.

Mesfushori 30 vjecar ka të luajtur 55 ndeshje për kombëtaren  e Austrisë dhe 188 ndeshje në Bundesigë për Verderin.

Salzburg-Shkëndija do të takohen të mërkurën me fillim prej orës 19;00, në ndeshjen e parë të turit tretë eliminator në Ligën e kampionëve.

 

COMMENTS

COVID-19 Statistika

Këtu i keni informatat e fundit lidhur me pandeminë COVID-19