Jovanoviq: Autostrada Nish – Durrës, në dobi të Shqipërisë e në dëm të Serbisë

Jovanoviq: Autostrada Nish – Durrës, në dobi të Shqipërisë e në dëm të Serbisë

Vetëm ata që nuk kanë përgjegjësi shtetërore dhe diletantizëm gjeopolitik munden që në rrethanat aktuale të marrin vendime për pjesëmarrjen e Serbisë në ndërtimin e autostradës Nish-Prishtinë-Tiranë-Durrës, ka deklaruar kryetari i Partisë Demokratike të Serbisë (Demokratska stranka Srbije – DSS) Millosh Jovanoviq, transmeton Koha.net.

Edhe pse nuk është në interesin e Serbisë e qytetarëve do t’iu kushtojë rreth 800 milionë euro, me shpejtësi po punohet në realizmin e këtij projekti të cilin kryetari Vuçiq në vitin 2014 ia ka premtuar kancelares gjermane Merkel në Berlin gjatë samitit të parë të Ballkanit Perëndimor, thotë kumtesa nga kjo parti e publikuar në “danas”.

“Me këtë projekt realizohet interesi i Shqipërisë dhe jo i Serbisë. Sigurohet lidhja e portit shqiptar Durrës dhe ajo e Tiranës me Korridorin 10, përkatësisht lidhje infrastrukturore e Shqipërisë me Europën Qendrore. Autostrada nuk është përmendur kurrë më herët si prioritete e Serbisë.

Ajo nuk është ausotradë e Paqes, por shumë më e drejtë është të quhet autostrada e Shqipërisë së madhe, ka thënë Jovanoviq në kumtesë.

Sipas tij, interesi i Serbisë është lidhja infrastrukturore e Beogradit me Banjallukën dhe me Malin e Zi.

 

COMMENTS