Jordi Alba: Fitorja ndaj Realit është si ta fitosh Ligën e Kampionëve

Jordi Alba: Fitorja ndaj Realit është si ta fitosh Ligën e Kampionëve

Mbrojtësi i Barcelonës ka thënë se fitorja ndaj Real Madridit është e ngjashme me fitimin e Ligës së Kampionëve.

Mbrojtësi i krahut të majtë shkëlqeu në fitoren e djeshme 5-1 në Camp Nou ndaj Realit, transmeton Gazeta Express.

“Ta mposhtësh Reali është ndjenjë e ngjashme me fitimin e Ligës së Kampionëve”, ka thënë Alba.

“I festova gola shumë se pse ato kanë rëndësi shumë, sidomos e treta, për shkak se ne luftuam shumë në pjesën e parë dhe të dytën”.

“Jam shumë i lumtur me paraqitjen, mendoj se kjo është një kohë shumë e mirë për mua”.

“Lionel Messi? Ai na mungon, por ne e kemi mposhtur Interin dhe Real Madridin pa të, mirëpo e dëshirojmë atë në fushë”. /Gazeta Express/

 

 

COMMENTS