Jessie J dhe Dua Lipa me veshje të njëjtë?

Jessie J dhe Dua Lipa me veshje të njëjtë?

Artistja e famshme, Jessie J shquhet për zërin e mrekullueshëm.

Me anë të rrjeteve sociale ajo tregon se ka veshur rroba të njëjta me ato të Dua Lipës dhe i kërkon disa favore asaj, shkruan lajmi net.

“Të betohem që e kisha ndërmend t’i vishja këto rroba dy javë më parë. Por ja që ndodhi, ti i veshe e para. Dhe po, ti dukesh më mirë në to. Por, isha unë e para që e kisha këtë stil flokët, të paktën këtë e bëra. Je në top moj zonjë. Shumë krenare për ty se si po e përfaqëson Britaninë. Mendoj se ky “xing”, ndodhi për një arsye. A dëshiron të bëjmë një duet dhe të veshim të njëjtat rroba në video?”, ka shkruar Jessie në profilin e saj në Instagram, krah fotografisë së saj dhe të Dua Lipës.

Mbase, mund të kemi një bashkëpunim nga dyshja në fjalë?!. /Lajmi.net/

 

COMMENTS