Je për tek semafori…! Aulona nuk i lë gjë pa thënë komentueses

Je për tek semafori…! Aulona nuk i lë gjë pa thënë komentueses

Moderatorja Aulona Musta është një ndër personazhet më të ndjekur në rrjetet sociale ku vazhdimisht publikon foto nga përditshmëria e saj. Aulona shpesh herë përballet me komente negative të cilave nuk ngurron t’ju kthej përgjigje.

Së fundmi, moderatorja është nisur për disa ditë pushimi në jug të Shqipërisë dhe ka publikuar disa foto me bashkëshortin e saj ku të dy shfaqen të veshur me rroba banjo. Mirëpo të gjithëve u ka tërhequr vëmendjen një koment negative i një ndjekësi.

“Ti veç femër nuk je … dhe mbi të gjitha nuk mund të them mami .. çfarë edukate do i japësh vajzës tiii .. tiii je për te semafori o lal,”, i shkruante fansja ndërkohë që Aulona ja ka mbyllur gojën me përgjigjen.

“Fakti që ke ëndërruar gjithë jetën të punosh te semafori për vete, por u detyrove të martoheshe e lindje fëmijë në moshë të re dhe tani je e dëshpëruar, nuk do të thotë që të gjithë e kanë këtë dëshirë, o lal! Imagjino që po rrit dy djem kjo qenia këtu…imagjino çfarë trajtimi do t’i bëjnë vajzave, duke patur shembullin e kësaj nëne! Kushedi të shkretën e ka r.ra.hu.r burri ose vjehrra që në mëngjes dhe vjen më shfryhet mua…”, përfundon ajo.

 

COMMENTS