Jashari: Vuçiq nuk mund të kalojë pa kërkuar falje

Jashari: Vuçiq nuk mund të kalojë pa kërkuar falje

Kryetari i Skënderajt, Bekim Jashari, po merr pjesë në protestën kundër vizitës së presidentit serb, Aleksander Vuçiq në fshatin Banjë të Drenicës.

Me këtë rast, në një adresim për media, Jashari ka thënë se protesta është organizuar nga qytetarët dhe shoqatat e dala nga lufta, shkruan lajmi.net.

Ai tutje ka shtuar se presidenti serb nuk mund të kalojë pa kërkuar falje për vrasjet dhe masakrat e kryera nga regjimi serb gjatë viteve 98-99.

“Kjo është protestë e qetë e qytetarëve, tani sa dola për të parë nga afër situatën. Protesta është organizuar nga qytetarët dhe shoqatat e dala nga lufta. Kemi 15 mijë të vrarë, 1600 të zhdukur. Unë solidarizohem me qytetarët e komunës sime që nuk mund të kalojë presidenti serb pa kërkuar falje, për viktima dhe masakrat që kanë ndodhur gjatë viteve 98-99. Kë kalojë në Drenicë sikur nuk ka ndodhur asgjë, kjo s’ka kuptim”, ka thënë Jashari.

Vizita e Vuçiq në Banjë pritej të realizohej në orën 9:15 ndërkaq që ende nuk dihet  nëse ai është nisur për atje.

 

COMMENTS

COVID-19 Statistika

Këtu i keni informatat e fundit lidhur me pandeminë COVID-19