Ja sa milionë euro në sezon do t’i fitonte Modric në rast transferimi te Inter

Ja sa milionë euro në sezon do t’i fitonte Modric në rast transferimi te Inter

“Tifozët po ëndërrojnë Luka Modricin, unë së bashku me ata”, tha disa ditë më parë trajneri Luciano Spalletti.

Kjo deklarata e tij vërtetoi interesimin e madh të Interit për të sjellë në Serie A lojtarin më të mirë të Kupës së Botës.

‘Zikaltërit’ ka disa ditë që janë duke punuar intensivisht për të bindur yllin kroat që të largohet nga Real Madrid, dhe sipas medieve në Spanjë, një dëshirë për largim nga ‘Santiago Bernabeu’ ekziston edhe te Modric.

Në rast transferimi te Inter, Modric do të përfitonte një kontratë katër vjeçare, ku do të paguhej 10 milionë euro në sezon.

Në Serie A, Modric do të gjente edhe mikun e tij, Cristiano Ronaldo, por në taborin e kundërt, pasi ai i është bashkuar rivalëve të mëdhenj të Interit, skuadrës së Juventusit

 

COMMENTS