Izolimi kundër COVID-19 ka shkaktuar çrregullime të gjumit te fëmijët

Izolimi kundër COVID-19 ka shkaktuar çrregullime të gjumit te fëmijët

Gjatë periudhës së izolimit për shkak të koronavirusit, shumica e fëmijëve shfaqën probleme me gjumin, shqetësime ose nervozizëm, sipas një studimi të paraqitur sot nga Ministria italiane e Shëndetësisë.

Studimi u krye nga spitali i fëmijëve “Gaslini” në Xhenova, mbi një kampion prej 6 800 familjesh, ku u përfshinë 3 251 fëmijë.

“Rezultatet sugjeruan se 65 % e fëmijëve nën gjashtë vjeç dhe 71 % e fëmijëve të moshës 6-18 vjeç paraqitën probleme në sjellje ose simptoma regresioni”, tha spitali.

Ankesat më të zakonshme për fëmijët nën 6 vjeç ishin çrregullime të gjumit, nervozizëm dhe ankth, kurse për ata më të rritur ishin gulçime, modele shqetësimi të gjumit dhe luhatje humori.

Italia ishte vendi i parë në Europë që hyri në një izolim mbarëkombëtar, më 10 mars.

Rregullat e qëndrimit në shtëpi u hoqën gradualisht duke filluar nga 4 maji.

 

COMMENTS

COVID-19 Statistika

Këtu i keni informatat e fundit lidhur me pandeminë COVID-19