Ish-ylli i Realit: As s’kam luajtur e as s’e kam shijuar futbollin në Real Madrid

Ish-ylli i Realit: As s’kam luajtur e as s’e kam shijuar futbollin në Real Madrid

Lumturinë që e kishte humbur në Real Madrid, Dani Ceballos duket se e ka rigjetur në Arsenal, që prej huazimit te klubi nga Premierliga këtë verë.

Kalimi i mesfushorit spanjoll në Santiago Bernabeu nuk shkoi sipas planit, sepse ai asnjëherë nuk zuri vend në ekipin e parë.

“Ka qenë e qartë se kam dashur të largohem”, tha Ceballos.

“Kam qenë i suksesshëm që prej largimit. Tani jam aty ku dua të jem dhe jam shumë i lumtur”, shtoi ai.

“Ideja ime ishte të largohesha për të luajtur dhe për ta shijuar futbollin. Nuk dy vjetët e kaluara nuk e kisha këtë”, theksoi ai. /Gazeta Express

 

COMMENTS