Ish skuadra e Fatmir Vatës, Arminia Bielefeld rikthehet pas 11 viteve në Bundesligë

Ish skuadra e Fatmir Vatës, Arminia Bielefeld rikthehet pas 11 viteve në Bundesligë

Arminia Bielefelt është kthyer në Bundesliga pas 11 viteve, pasi që skuadra nga Vestfalia lindore ka arritur që të kualifikohet në sezonin e 18të 2020/21 të garës më prestigjioze gjermane

Fitorja e Arminia prej 4-0 kundër Dynamo Dresden në xhiron e 31 e që ishte e mjaftueshme që ata të kthehen në Bundesligë pas 11 viteve mungesë. Kjo u arrit pasi që vendi i dytë, Hamburgu barazoi sot në xhiron e 32-të kundër Osnabruckut.

Pasi kaloi më shumë se një dekadë në ligën e dytë dhe për tri vite në ligën e tretë, Bielefeld janë kthyer dhe shpresojnë shumë se do ia dalin më mirë sezonin e ri.

Fatmir Vata në një paraqitje të tij me Ariminia Bielefelt në sezonin 2005/06

Ariminia kishte rënë nga Bundesliga më 2009 dhe kjo i goditi ata shumë.

Kujtojmë se për këtë skuadër ka luajtur edhe futbollisti i Kombëtares shqiptare Fatmir Vata gjatë sezoneve 2001-2007 ku nga 128 paraqitje, mesfushori ofansivë kishte shënuar 19 gola.

 

COMMENTS

COVID-19 Statistika

Këtu i keni informatat e fundit lidhur me pandeminë COVID-19