Irani arreston adoleshenten për shkak të kësaj videoje që ajo e publikoi në Instagram

Irani arreston adoleshenten për shkak të kësaj videoje që ajo e publikoi në Instagram

Autoritetet iraniane kanë arrestuar një vajzë pasi kishte publikuar në profilin e saj në Instagram disa video duke kërcyer dhe pa shami në kokë, shkruan Gazeta Lajm

Televizioni shtetëror ka transmetuar një rrëfim të adoleshentes Maedeh Hojabri, e cila pranon se ka shkelur normat morale.

Ajo tashmë është liruar me kusht dhe nuk mund të japë intervista.

Nuk është e qartë nëse rrëfimi për televizionin shtetëror është bërë kundër dëshirës së saj.

18-vjeçarja kishte rreth 600 mijë ndjekës dhe kishte publikuar rreth 300 video.

Policia iraniane ka njoftuar se do të mbyllë profile të tilla, ndërsa ministria e drejtësisë po mendon për bllokimin e Instagram.

Ndërkohë, Irani ka bllokuar qasjen në Facebook, Twitter dhe rrjete sociale të tjera./Lajm.net

 

 

COMMENTS